Presidenti amerikan, Donald Trump, është frustruar me gazeten e “60 Minutes” Norah O’Donnell, gjatë një interviste të dielën, pasi ajo e pyeti për përmbajtjen e raportuar të shkrimeve të të dyshuarit për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë.
O’Donnell e pyeti presidentin lidhur me një referencë për “pedofil, përdhunues dhe tradhtar” në shkrimet e të dyshuarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo Trumpin duket se e zemëroi kjo dhe e quajti O'Donnell një "turp" që e pyeti për fragmentet, duke shtuar se "duhet të turpërohesh që e lexon atë, sepse unë nuk jam asnjë nga këto gjëra".
VIDEO:
🚨OH - MY - GOD!!! Trump has a total MELTDOWN and loses his freaking mind live on 60 Minutes.
— CALL TO ACTIVISM (@CalltoActivism) April 26, 2026
He literally shouts:
"I'M NOT A PEDOPHILE."
"I’M NOT A RAPIST."
"YOU’RE A DISGRACE."
Trump snapped when the reporter read part of the shooter’s manifesto, but here’s the thing:… pic.twitter.com/lIfsq8s7Gv
Të shtënat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duket se janë përpjekja e tretë për vrasjen e Donald Trumpit, pas incidenteve në Butler, Pensilvani në korrik 2024, dhe në klubin e tij të golfit në Florida në shtator të atij viti.
Mirëpo, presidentin amerikan nuk e ka shqetësuar sulmi i së shtunës.
"Nuk isha i shqetësuar. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur”, ka thënë Trumpi në një intervistë për “60 Minutes” të dielën.
I pyetur për rendin e ngjarjeve, në të cilat JD Vance u nxor me nxitim nga dhoma i pari, Trumpi ka thënë se "nuk po ua bënte të lehtë" agjentëve të Shërbimit Sekret ta evakuonin atë nga dhoma.
"Doja të sihja se çfarë po ndodhte... Doja të shihja se çfarë po ndodhte. Dhe në atë kohë filluam të kuptonim, ndoshta ishte një problem i madh”, është shprehur ai.
CBS News, ka parë një dokument të shkruar që besohet të jetë i lidhur me të dyshuarin, Cole Allen, ku thuhet se ai donte të shënjestronte anëtarët e administratës Trump "nga rangu më i lartë tek më i ulëti".