Presidenti amerikan, Donald Trump, është treguar i ashpër të martën në Zyrën Ovale me gazetaren e CNN-it, Kaitlan Collins.
Situata u tensionua kur Collins e pyeti Trumpin lidhur me dosjet Epstein të publikuara së fundmi.
Ajo e pyeti presidentin amerikan konkretisht në lidhje me shqetësimet e të mbijetuarave të abuzimit se administrata e tij po “mbulon” emra dhe detaje të rëndësishme nga dosjet.
"Je gazetarja më e keqe... A e dini? Ajo është një grua e re. Nuk mendoj se të kam parë ndonjëherë të buzëqeshësh. Të njoh që 10 vjet. A e di pse nuk buzëqesh? Sepse nuk e thua të vërtetën", i ka thënë Trumpi Collins më 3 shkurt, gjatë një ngjareje në të cilën ai ka nënshkruar një projektligj financimi prej 1.2 trilion dollarësh për t'i dhënë fund një mbylljeje të pjesshme katër-ditore të qeverisë.
Trump to CNN's Kaitlan Collins: “I don't think I've ever seen you smile. I've known you for ten years. You know why you're not smiling? It's because you know you're not telling the truth.”🤣
— Benny Johnson (@bennyjohnson) February 3, 2026
pic.twitter.com/xmWxj6sZ9D