Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur i pakënaqur me propozimin më të fundit të Iranit për zgjidhjen e luftës dymujore, sipas një zyrtari amerikan.

Propozimi i fundit i Iranit parashikon që diskutimet për programin bërthamor të shtyhen deri pas përfundimit të luftës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve lidhur me transportin detar në Gjirin Persik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, kjo nuk pritet të pranohet nga SHBA-ja, e cila këmbëngul se çështjet bërthamore duhet të trajtohen që në fillim të negociatave.

Sipas zyrtarit, Trumpi nuk ishte i kënaqur pikërisht për këtë arsye.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, deklaroi se SHBA-ja nuk negocion përmes mediave dhe se vijat e kuqe janë bërë të qarta.

Një marrëveshje e mëparshme e vitit 2015 mes Iranit dhe disa vendeve, përfshirë SHBA-në, kishte kufizuar ndjeshëm programin bërthamor të Iranit, të cilin Teherani e ka cilësuar vazhdimisht si paqësor dhe civil. Por kjo marrëveshje u prish pasi Trump u tërhoq.