Botë

Trumpi ia fal dënimin ish-kongresistit republikan, lirohet nga burgu

George Santos

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka nënshkruar një vendim për lirimin e menjëhershëm nga burgu të  ish-kongresmenit të dënuar për mashtrim, George Santos. 

Santos, 37 vjeç, kishte më pak se tre muaj që kishte vuajtur dënimin në burgun federal. Ai ishte dënuar me shtatë vjet burg për mashtrim elektronik dhe vjedhje identiteti. 

Sipas avokatit të tij, Joe Murray, ish-ligjvënësi u lirua nga burgu pak para orës 23:00 të premten në mbrëmje dhe u mor nga familja e tij. 

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Santos, kishte "guximin, bindjen dhe inteligjencën për të votuar gjithmonë për republikanët".

Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin Lindor të New Yorkut, e cila e ndoqi penalisht Santosin, nuk ka reaguar në lidhje me lirimin e tij nga burgu. Sipas dokumentit të dhënies së faljes, një foto e së cilës u postua në X, Trump i dha Santos zvogëlim të menjëhershëm të të gjithë dënimit të tij, pa gjoba të mëtejshme, dëmshpërblim, lirim të mbikëqyrur ose kushte të tjera. 

Republikani u dënua në prill pasi pranoi se kishte mashtruar donatorët dhe kishte vjedhur identitetin e 11 personave, përfshirë dhe anëtarëve të familjes së tij, për të bërë donacione për fushatën e tij.