Presidenti amerikan, Donald Trump, ka inkurajuar iranianët që të vazhdojnë protestat, teksa i ka siguruar ata e ndihma nga SHBA-ja është rrugës.
"Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni, merrni përsipër institucionet tuaja. Ruani emrat e vrasëseve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë”, ka shkruar Trumpi.
Ai ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa “të ndalojë vrasja e pakuptimtë e protestuesve”.
“Ndihma është rrugës”, ka shkruar Trumpi.
Presidenti amerikan, pritet të takohet të martën me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare lidhur me Iranin.