Botë

Trumpi ka inkurajuar të djathtën ekstreme, thotë kryebashkiaku i Londrës

Sadiq Khan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, kanë shkëmbyer më parë komente të ashpra.

Ata nuk është planifikuar të takohen gjatë vizitës shtetërore të Trumpit në Britani të Madhe, e cila ka nisur të mërkurën.

Khan ka publikuar një artikull në The Guardian, në të cilin thotë se Trumpi "ndoshta ka bërë më së shumti për të ndezur flakët e politikës përçarëse dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë botën në vitet e fundit".

Ai ka shtuar se vendimi i fundit i Trumpit për të vendosur trupa në qytetet e SHBA-së ishte "direkt nga libri i lojërave të autokratit".

Khan thotë se ndërsa e kupton nevojën "pragmatike" për të ruajtur lidhjet me SHBA-në, e ashtuquajtura "marrëdhënie speciale" do të thotë "nganjëherë, të jesh një mik kritik dhe t'i thuash të vërtetën pushtetit - dhe të jesh i qartë se ne hedhim poshtë politikën e frikës dhe përçarjes".

Në korrik, Trumpi e ka quajtur kryebashkiakun "një person të keq" që ka "bërë një punë të tmerrshme".

Dhe kur Trumpi ishte për herë të fundit në detyrë, ai e ka quajtur Khan një "humbës të patundur që duhet të përqendrohet në krimin në Londër".

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trumpi mbërrin në Britani, vlerëson marrëdhëniet e mira me Mbretërinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tij të dytë...