Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për shkak të tymit nga zjarret masive

kanada

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë, pasi tymi i shkaktuar nga qindra zjarre pyjore ka mbuluar me mjegull të dendur një pjesë të madhe të veriut të SHBA-së.

Deklarata e Trumpit vjen pas ankesave të disa ligjvënësve amerikanë për ndotjen e ajrit, ndërsa kryetari i provincës së Ontarios, Doug Ford, i bëri thirrje Washingtonit që të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve, në vend që ta kritikojë Kanadanë, raporton BBC.

“Shtetet e Bashkuara po pushtohen në mënyrë të panevojshme nga ajër i ndotur, i papastër dhe i dëmshëm për shëndetin”, shkroi Trump në platformën Truth Social. 

Ai paralajmëroi se mund të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë, duke e akuzuar atë për “neglizhencë të qëllimshme” në menaxhimin e pyjeve dhe bimësisë.

Sipas Qendrës Kanadeze për Informacion mbi Zjarret Pyjore, deri të premten në vend ishin aktive rreth 888 zjarre, ndërsa shumica e tyre vazhdonin të ishin jashtë kontrollit. 

Edhe Tymi dhe ajri i ndotur mund ndikojnë në finalen e Botërorit Botërori 2026 19 o. më parë Tymi dhe ajri i ndotur mund ndikojnë në finalen e Botërorit

Vetëm në provincën e Ontarios po digjeshin më shumë se 190 vatra zjarri, një pjesë e të cilave nuk janë vënë ende nën kontroll.

Trump deklaroi gjithashtu se do të telefonojë kryeministrin kanadez, Mark Carney, për të kërkuar shpjegime lidhur me atë që ai e cilësoi si “neglizhencë të qëllimshme”, duke pretenduar se Kanadaja nuk po kujdeset siç duhet për pyjet dhe shkurret e saj.

Ndërkohë, disa politikanë republikanë e kanë shfrytëzuar situatën për të rikthyer idenë e Trumpit që Kanadaja të bëhet “shteti i 51-të” i SHBA-së. Kjo ide ka shkaktuar reagime të forta në Kanada, ku shumë qytetarë kanë bojkotuar udhëtimet drejt SHBA-së në shenjë proteste. Në rrjetet sociale janë shfaqur edhe thirrje për të shtyrë hapjen e urës ndërkombëtare Gordie Howe, një projekt i financuar nga Kanadaja që do të lidhë Ontarion me shtetin amerikan të Miçiganit.

Nga ana e tij, kryeministri Mark Carney ka theksuar se lufta kundër ndryshimeve klimatike është një përgjegjësi e përbashkët e Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas deklaratave të Trumpit, ministrja kanadeze përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave bëri të ditur se të dy vendet vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Ajo kujtoi se ekziston një marrëveshje dypalëshe për ndihmë në luftimin e zjarreve që nga viti 1982, si dhe një marrëveshje tjetër bashkëpunimi e arritur pas Samitit të G7-s në vitin 2025.

Edhe Trumpi kërcënon me tarifa 100% nëse Evropa zbaton taksën mbi shërbimet  digjitale Botë 3 j. më parë Trumpi kërcënon me tarifa 100% nëse Evropa zbaton taksën mbi shërbimet digjitale

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kanadasë kanë qenë të tensionuara gjatë vitit të fundit, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare.

Vitin e kaluar, administrata Trump vendosi tarifa ndaj Kanadasë, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë tregtie të lirë mes dy vendeve. Deri më tani, Washingtoni dhe Otava ende nuk kanë arritur një marrëveshje të re tregtare.

 

 

 

 

Edhe Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja Auto 2 muaj më parë Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja