Botë

Trumpi kërkon hetim mbi lidhjet e Epsteinit me Clintonin dhe me disa banka

Trumpi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financierit pedofil, Jeffrey Epstein me banka të mëdha dhe me disa personalitete të njohur nga radhët e demokratëve, përfshirë ish-presidentin Bill Clinton. 

Në një shkrim në mediat sociale, Trump, tha se do t'i kërkojë Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi dhe FBI-së të hetojnë përfshirjen dhe marrëdhënien e Epsteinit me Clintonin dhe të tjerët për të përcaktuar se çfarë raportesh kishte mes tyre. 

Interesi për të parë marrëdhëniet e Epsteinit u rikthye këtë javë pasi ligjvënësit demokratë publikuan më shumë se 20,000 faqe dokumentesh, duke përfshirë disa që përmendin Trumpin. 

Clinton ka mohuar se ishte në dijeni për krimet e Epsteinit. 

Përveç Clintonit, Trump tha se i kërkoi Departamentit të Drejtësisë të hetojë edhe bankat JP Morgan and Chase, ish-Sekretarin e Thesarit, Larry Summers dhe themeluesin e LinkedIn, Reid Hoffman, i cili është gjithashtu një nga donatorët e njohur demokrat.