Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gati është rrëzuar në shkallët e Air Force One të dielën përpara nisjes nga një aeroport në Morristown, New Jersey. Trumpi po shkonte në Camp David.
Pengesa teksa po ecte nëpër shkallë ka habitur njerëzit, teksa disa e krahasojnë atë me incidentet kur ish-presidenti Joe Biden pësonte ngjashëm.
Jo vetëm Trumpi, edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio është penguar ndërsa hipte në Air Force One të dielën.
MAJOR BREAKING: Donald Trump just tripped on the stairs of Airforce One and almost fell on his face!
— CALL TO ACTIVISM (@CalltoActivism) June 8, 2025
Where’s Jake Tapper and all the media who used to tell us every time Biden lost a step? pic.twitter.com/kOH9iVIFrn
Megjithëse Trumpi e ka marrë veten shpejt, videoja e asaj që mund të kishte qenë një rënie është bërë virale në platformat e mediave sociale.
"Nëse ky do të ishte Bideni, do të kishte lajme të fundit në të gjitha rrjetet televizive", ka komentuar një përdorues. Ndërsa një tjetër ka shkruar "Media nuk do të thotë asgjë për mprehtësinë e tij mendore”.
Një përdorues tjetër ka shkruar në X se “Nëse Donald Trump nuk mund të ngjitet në shkallë, ai është i papërshtatshëm për të qenë president...”.