Administrata Trump e ka informuar Kongresin se planifikon të eksportojë pajisje të mbrojtjes në Ukrainë përmes shitjeve të drejtpërdrejta komerciale prej 50 milionë dollarë ose më shumë.
Njoftimi u lëshua një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet e rralla ndërmjet Kievit dhe Washingtonit.
Një burim i afërt me Qeverinë ukrainase i ka thënë “The Times” se “mendon që ky është hapi i parë i vullnetit të mirë prej Trumpit pasi që ne përmbushëm atë që ai na kishte kërkuar”.