Botë

Trumpi padit New York Times-in për shpifje, kërkon miliarda dëmshpërblim

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do ta padisë gazetën “New York Times” dhe ka kërkuar të paktën 15 miliardë dollarë dëmshpërblim për, siç ka thënë ai, shpifje dhe përgojim. 

Ai ka njoftuar se padia do të ngrihej në Florida, raportoi të martën BBC-ja.

“New York Times është lejuar të gënjejë, të shpifë dhe të më përgojojë lirisht për një kohë shumë të gjatë, dhe kjo ndalet, TANI!”, ka shkruar Trumpi të hënën në platformën “Truth Social”.

Ai veçoi mbështetjen e gazetës Times për Kamala Harris në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2024, duke thënë se është bërë "zëdhënëse e Partisë Demokratike të Majtë Radikale".

Trumpi ka shprehur prej kohësh pakënaqësi për atë që ai i konsideron mediat me prirje të majta si të pafavorshme për presidencën e tij.

Nuk është hera e parë që Trumpi ka kërkuar ta padisë gazetën New York Times. Në vitin 2023, një gjyqtar ka rrëzuar padinë e ngritur prej tij ndaj kësaj gazete, gjatë mandatit të tij të kaluar si president, por që pretendimet e tij nuk kanë pasur rezultat.