Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë një dhome plot me drejtues ekzekutivë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (Apec) në Korenë e Jugut se ai beson se SHBA-ja "do të ketë një marrëveshje" me Kinën dhe se do të jetë "një marrëveshje e mirë për të dyja shtetet".
Presidenti i SHBA-së do të takohet me homologun e tij, kinez Xi Jinping, të enjten për diskutime të shumëpritura mbi luftën tregtare të vendeve të tyre.
Takimin tashmë e ka konfirmuar edhe Pekini zyrtar.
Trumpi do të takohet me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, i cili është nën presion për të finalizuar një marrëveshje tregtare.
Ai është pritur në Korenë e Jugut me shumë bujari, ku Lee i ka dhënë nderin më të lartë të vendit,
Urdhrin e Madh të Mugunghëa, për "kontributin e tij në paqen në gadishullin Korean".
Mbërritja e Trumpit u parapri nga provat e raketave të Koresë së Veriut.
Presidenti amerikan ka shprehur interes për t'u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por më vonë ka thënë se ata nuk mund të "bien dakord për një kohë".