Donald Trumpi po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor përpara rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë pasi zëvendëspresidentja Kamala Harris e cila ishte kundërkandidate e tij në zgjedhje, u zotua për një transferim paqësor të pushtetit.
Në fjalimin e saj të parë që nga humbja e zgjedhjeve, Harris u ka thënë mbështetësve se e kupton që ndihen sikur po hyjnë në një epokë të errët, por që shpreson të mos jetë kështu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë e di se shumë njerëz ndihen sikur po hyjmë në një kohë të errët, por për të mirën e të gjithëve ne, shpresoj që të mos jetë kështu", është shprehur Harris.
Trump arriti një fitore vendimtare pasi fitoi pesë nga shtatë shtetet e fushëbetejës, teksa po prin edhe në dy të fundit, Nevada dhe Arizona.
Ndërkohë, republikanët kanë rimarrë kontrollin e Senatit të SHBA-së, ata gjithashtu udhëheqin garën për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve, por mund të duhen ditë për një rezultat përfundimtar.
LEXO EDHE: