Botë

Trumpi pyet presidentin sirian se sa gra i ka

tr

Ahmed al-Sharaa u bë udhëheqësi i parë sirian që vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Aty u takua me presidentin amerikan, Donald Trump, e mes tyre pati edhe një moment qesharak.

Trumpi i ka dhuruar një parfum presidentit sirian, por nuk u mjaftua me kaq pasi hapi parfumin dhe ia spërkati atij dhe të pranishmëve të tjerë.

Një tjetër ia dha si dhuratë edhe për bashkëshorten e al-Sharaas. Atë moment edhe e pyeti: “Sa gra i ke?”

“Vetëm një”, iu përgjigj presidenti sirian, pasuar me të qeshura mes tyre.