Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump i ka dhënë mbështetje kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson në prag të votimit për kryetarin e Kongresit të ri më 3 janar, raporton agjencia “AP”.
Trump tha të hënën përmes një postimi në rrjetin Truth Social se Johnson “është një njeri i mirë, që punon fort dhe një njeri besimtar”, duke shtuar se republikani nga Luiziana “do të veprojë siç duhet dhe ne do të vazhdojmë të FITOJMË”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mike ka mbështetjen time të Plotë dhe Totale”, shkroi Trump.
Pas debateve mbi buxhetin e qeverisë, që rrezikoi një mbyllje të qeverisë përpara Krishtlindjes, mbështetja për rizgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve u duk e pasigurt.