Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të hënën në një konferencë për media se SHBA-ja do të shtyjë vendosjen e tarifave prej 25% për mallrat nga Meksika për një muaj pas një "bisedë të mirë" që kishte me Trumpin.
Sheinbaum ka thënë se ajo dhe Trump kanë arritur një marrëveshje, duke përfshirë përforcimin e kufirit nga Meksika duke vendosur në mënyrë të menjëhershme 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe presidenti Trump e ka konfirmuar "pauzën e menjëhershme" në tarifat e parashikuara për mallrat nga Meksika përmes një postimi në Truth Social.
“Ne ramë dakord të ndalojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore gjatë së cilës do të kemi negociata të kryesuara nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Thesarit, Scott Bessent dhe sekretari i Tregtisë Hoëard Lutnick, dhe përfaqësues të nivelit të lartë të Meksikës”, ka shkruar ai.
Trump kishte thënë se një taksë 25% e importit për mallrat nga Meksika do të fillonte të martën, së bashku me tarifat për mallrat nga Kanadaja dhe Kina.