Botë

India dhe Pakistani pajtohen për armëpushim

Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin social “Truth Social” se India dhe Pakistani janë pajtuar për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Trumpi ka bërë të ditur se armëpushimi u arrit pas një nate të gjatë negociatash me ndërmjetësim të SHBA-së.

“Urime për të dyja vendet që kanë përdorur arsyen e shëndoshë dhe inteligjencën e lartë. Faleminderit për vëmendjen tuaj sa i përket kësaj çështjeje!”, ka shtuar presidenti amerikan.

Këtë lajm të presidentit amerikan, e kanë konfirmuar zyrtarë të Indisë e Pakistanit. 

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit përshkallëzuan në orët e hershme të martën pasdite (me kohën tonë lokale), kur India sulmoi atë që e quajti “infrastrukturë terroriste” të Pakistanit, dy javë pasi e kishte akuzuar vendin islamik për përfshirje në sulmin i cili la të vdekur 26 persona në Kashmirin e kontrolluar nga India.

Islamabadi ka mohuar akuzat dhe ka sulmuar disa baza ushtarake në Indinë veriore.