Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të përfundojë lufta me Iranin.
Trumpi u ka thënë gazetarëve në Zyrën Ovale, se ai nuk është në presion për të bërë marrëveshje dhe se presioni është te Irani pasi po humb çdo ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se SHBA-ja ka shkatërruar 75 për qind të objektivave që kishte në Iran dhe se ka ndalur për shkak të armëpushimit, për t’i dhënë kohë iranianëve t’i zgjidhin “trazirat e brendshme”.
“Ne ishim në Vietnam për 18 vjet, ishim në Irak për shumë vite...ishim për katër vjet e gjysmë apo pesë në Luftën e Dytë Botërore...Ata duan të bëjnë marrëveshje, kemi biseduar me ta. Por, ata nuk e dinë se kush po e udhëheq vendin. Janë në rrëmujë, kështu që menduam t’u japim pak mundësi ta zgjidhin rrëmujën. Nuk dua të nxitohem. E dini çdo storie thotë se ‘Trumpi është nën presion’. Jo, jo – a e dini kush është nën presion? Irani. Pasi nëse nuk e lëviz naftën e vetë, atëherë gjithë infrastruktura e tyre e naftës do të shkatërrohet”, tha Trump, transmeton “CNN”.
Ai ka treguar se nuk dihet se kush është lider në Iran.
“Ata nuk e dinë se kush po udhëheq. Mos harroni ndryshimin e regjimit. Khamenei nuk është më...Ai u eliminua dhe i gjithë ekipi i tij u eliminua. Pastaj erdhi grupi i dytë, dhe edhe ai shkoi. Tani kemi grupin e tretë, dhe edhe ata janë të shqetësuar se do të eliminohen”, tha Trump.
Sa i përket rritjes së çmimit të naftës, Trump tha se është çmim që ia vlen të paguhet pasi nuk është lejuar Irani të prodhojë armë bërthamore.
Ai ka thënë se ka pritur që çmimi i naftës të shkonte 200 dollarë për fuçi.
Trumpi ka thënë se SHBA-ja po e kontrollon Ngushticën e Hormuzit.
Ai gjatë ngjarjes është pyetur nga një gazetar edhe nëse do të përdorte armë bërthamore kundër Iranit.
“Pse do të më duhej? Pse do ta përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht – në një mënyrë konvencionale pa të? Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”, tha Trumpi duke e quajtur pyetjen budallallëk.