Botë

Trumpi uron kryeministrin e Kanadasë për fitoren, pajtohen të takohen

Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka telefonuar kryeministrin kanadez, Mark Carney për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, dhe të dy kanë rënë dakord të takohen në të ardhmen e afërt.

Të dy vendet pritej të hynin në bisedime për një marrëdhënie të re ekonomike dhe sigurie, pas votimit të së hënës, raporton BBC.

Tarifat tregtare të Trumpit dhe komentet e përsëritura që minojnë sovranitetin e Kanadasë ishin ato që mbizotëruan fushatën.

Rezultati i zgjedhjeve do t'i bëjë sfidë më të madhe detyrat e ngutshme të Carneyt për të negociuar me homologun e tij amerikan dhe për të trajtuar një sërë çështjesh të brendshme, pasi atij do t'i duhet të kundërshtojë mbështetjen nga partitë e tjera politike.

Në thirrjen e tyre të parë që nga zgjedhjet, Trumpi ka uruar uroi Carneyn për fitoren e tij, sipas zyrës së kryeministrit të martën.

Zyra ka thënë gjithashtu se të dy liderët janë dakorduar mbi rëndësinë që Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të punojnë së bashku, si kombe të pavarura dhe sovrane.