Botë

Trumpi kritikon Putinin e Zelenskyn, thotë se përpjekjet për pushtim të Ukrainës çojnë në rënie të Rusisë

Donald Trump dhe Vladimir Putin

Foto: Arkiv

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, përpiqet të pushtojë gjithë Ukrainën, kjo do të çojë në “rënie” të Rusisë, ndërsa ka kritikuar edhe presidnetitn e Ukrianë Volodymyr Zelensky. 

“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Ai është çmendur krejtësisht!”, ka shkruar Trump në një postim në rrjetet sociale. “Gjithmonë kam thënë që ai e do të gjithë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po del të jetë e vërtetë, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë!”, ka shkruar tutje presidneti amerikan, ka raportuar The Guardian.

Më herët të dielën, presidenti amerikan u tha gazetarëve se ishte “shumë i habitur” që homologu i tij rus kishte intensifikuar bombardimet ndaj qyteteve ukrainase, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar një armëpushim.Kur u pyet nga një gazetar nëse tani po e konsideronte seriozisht “vënien e sanksioneve të tjera ndaj Rusisë”, Trumpi e pohoi. “Absolutisht. Ai po vret shumë njerëz. Çfarë dreqin i ndodhi atij?”, ka deklaruar Trump.

Në postimin e tij të dielën në mbrëmje, Trump gjithashtu kritikoi Zelenskyn, duke thënë se ai  “nuk po i bën asnjë nder vendit të tij me mënyrën se si flet”.

“Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen dhe duhet të ndalojë”, ka shkruar Trump.

Para kësaj, të dielën, Zelensky e dënoi siç tha, “heshtjen e Amerikës” pas sulmit ajror më të madh të Rusisë në tre vjetët  e luftës, ku për dy netë radhazi, të shtunën dhe të dielën, pati sulme masive me dronë dhe raketa balistike që lanë të vdekur të paktën 12 persona, përfshirë tre fëmijë.