Forcat turke shënjestruan militantët kurdë në veri të Irakut me sulme ajrore, duke vrarë 13 pjesëtarë të Pratisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ka njoftuar të martën Ministria e mbrojtjes, raporton agjencia “Reuters”.
Siç ka njoftuar Ministria, militantët e PKK-së u “neutralizuan” në rajonet Gara dhe Haftan në veri të Irakut. Përdorimi i termit “neutralizuar” nga Ministria e Turqisë në përgjithësi do të thotë eliminuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria turke kreu më parë sulme ajrore në Irakun verior të premten dhe shkatërroi 25 objektiva të militantëve kurdë, kishte njoftuar më herët Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Sipas saj, këto objektiva përfshinin shpella, strehimore, bunkerë, depo dhe objekte.
PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984, është cilësuar një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë në konflikt.