Botë

Ukraina shpreson që marrëveshja për mineralet do të nënshkruhet në 24-orët e ardhshme

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Foto: Arkiv

Foto: Associated Press

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, sapo ka konfirmuar se ministrja e Ekonomisë së vendit, Yulia Svyrydenko është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek ka shtuar se shpreson që marrëveshja për mineralet mes SHBA-së dhe Ukrainës të nënshkruhet në “24-orët e ardhshme”. 

“Po punojmë në detajet përfundimtare me partnerët tanë amerikanë”, ka thënë ai për televizionin kombëtar.

“Pas kësaj, do të bëhet nënshkrimi i dy marrëveshjeve të tjera teknike, sa i përket krijimit të fondit të përbashkët, financimit dhe mbushjes së tij”, ka shtuar Shmyhal.

Mediumi britanik BBC ka siguruar draftin e marrëveshjes ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës, me disa prej objektivave të përmendura në fillim të dokumentit e të cilat janë:

•    Bashkëpunim i mëtejshëm ekonomik mes SHBA-së dhe Ukrainës.

•    Forcimi i partneritetit që ndihmon në rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë.

•    Mirëkuptim i nevojës së Ukrainës jo vetëm për investime financiare, por gjithashtu edhe për transformime strukturore, institucionale dhe teknologjike.

•    Rreshtim më të gjerë dhe strategjik ndërmjet dy popujve dhe qeverive, me shfaqjen e mbështetjes së SHBA-së për sigurinë dhe integrimin e Ukrainës në kornizat globale ekonomike.

•    Të shërbejë si një mekanizëm kryesor për nxitjen e investimeve transparente, të përgjegjshme dhe të orientuara drejt sektorëve kritikë të ekonomisë së Ukrainës.