Javën e kaluar, Ministria e Ekonomisë e Ukrainës ka njoftuar se 724 njerëz janë hedhur në erë nga minat që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar, me 226 të vrarë. Sipas Bankës Botërore – e cila ofron kredi me interes të ulët për vendet që kanë nevojë për para – çminimi i Ukrainës do të kushtojë 37.4 miliardë dollarë
Në të gjithë hapësirën e madhe të Ukrainës, mendohet se ka 174 mijë kilometra katrorë të minuara me mina tokësore.
Është një sipërfaqe toke më e madhe se Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut së bashku.
Në rajonin e Kharkivit të lodhur nga lufta, shenjat paralajmëruese të minave shfaqen herë pas here pranë fushave që dikur ishin vija e frontit.
Edhe më e rrallë është pamja e ekipeve të çminimit që lëvizin detektorët e tyre të metalit nëpër zona të vogla, të mbyllura me shirit.
Më shumë mina tokësore janë gjetur në rajonin e Kharkivit se kudo tjetër në Ukrainë.
Kjo pjesë e Ukrainës verilindore afër kufirit rus është pushtuar dhe çliruar gjatë vitit të kaluar.
Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë dhe pushtoi një pjesë të territorit në rajonin e Kharkivit, duke u përpjekur gjithashtu ta pushtonte vetë qytetin e Kharkivit.
Deri në maj ata humbën betejën për qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Deri në shtator, ata u befasuan nga një kundërofensivë ukrainase.
Rusët vendosën mina tokësore për t’i mbrojtur pozicionet e tyre dhe për t’i ngadalësuar ukrainasit. Pasi u larguan me nxitim, një gjurmë vdekjeprurëse mbeti.
Në qytetin e vogël të Balakliyas, në një copë toke pranë një blloku apartamentesh, ekipi i Oleksandr Romanents ka gjetur tashmë gjashtë mina. Ata kishin zbuluar më parë rreth 200 aty pranë.
“Familja ime më merr në telefon çdo mëngjes për të më thënë të shikoj se ku shkel”, thotë ai. "Një nga djemtë tanë humbi këmbën vitin e kaluar".
Një ditë pasi folëm, një tjetër anëtar i ekipit të tij u plagos nga një mi.
Që nga shtatori, 121 civilë janë lënduar vetëm në rajonin e Kharkivit, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave. 29 mbetën të vrarë.
Më shumë se 55 mijë eksplozivë janë gjetur në zonë.
Deminuesit si Oleksandr quhen “heronj” nga autoritetet rajonale, megjithatë ka një zhgënjim të thellë me përpjekjet e tyre që zvogëlohen nga përmasat e problemit.
Kapja e tyre më e dëshiruar janë të ashtuquajturat mina fluturash, më të zakonshmet në zonë. Ato janë vetëm tetë deri në dhjetë centimetra të gjera, në formë helike dhe shpërndahen nga një raketë.
Ato janë të ndaluara nga Ligji Ndërkombëtar për shkak të mënyrës se si mund të plagosin dhe vrasin civilë.
Kjo nuk i ka penguar që të përdoren në këtë luftë.
Kur Serhiy po ndihmonte një mik të tij që të ngarkonte makinën, ai nuk i kushtoi shumë vëmendje një kajsie aty pranë.
Kur u nis drejt saj, ai ra mbrapsht nga një shpërthim.
"Mendova se ndoshta ndonjë gomë ishte hedhur në erë", kujton ai nga shtrati i tij i spitalit në Izyumin aty pranë.
“Pastaj pashë këmbën time dhe pashë që më mungonin gishtat e këmbëve, thembra ishte thyer, kishte gjakderdhje”.
Serhiy na thotë se shtëpia e tij u shkatërrua gjithashtu nga luftimet.
“Dikur isha i shëndetshëm, ecja me të dyja këmbët, bëja gjëra të ndryshme, drejtoja makinën”.
"Në një çast, mbeta pa shtëpi dhe pa këmbë".

Serhiy është nën kujdesin e Yuriy Kuznetsovit, një kirurg i traumave. Një burrë i madh, me qëndrim, me një shprehje të lodhur, por të qëllimshme.
Ai vazhdoi të punojë gjatë gjithë pushtimit rus dhe ishte i vetmi mjek i mbetur në spitalin e Izyumit. Ai thotë se i trajton viktimat nga minat tokësore çdo javë.
“Për fat të keq, në shumicën e rasteve, një takim me eksplozivë të panjohur përfundon në mënyrë tragjike”, shpjegon ai.
"Humbja e një gjymtyre ose marrja e llojeve të tjera të lëndimeve nuk është rezultati më i keq. Për shembull, javën e kaluar, ne patëm dy pacientë që zbuluan një minë. Njëri është këtu, tjetri vdiq".
Pjesët e tëra të spitalit të Yuriy-it janë shkatërruar. Përgjatë korridorit mungojnë dritaret dhe ndërtesat janë të rrethuara nga tabelat e minave.
"Para luftës, ashtu si të gjithë, unë u kujdesa shumë për gjërat materiale në jetë", thotë Yuriy.
"Tani ne e kuptojmë se sa kalimtare është e gjitha. Paqja dhe shëndeti janë ato që kanë rëndësi".
Javën e kaluar, Ministria e Ekonomisë e Ukrainës tha se 724 njerëz janë hedhur në erë nga minat që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar, me 226 të vrarë.
Izyumi dhe zona përreth tij është një nga vendet më të minuara, por fotografia në qytet është e vrazhdë.
Human Rights Watch ka akuzuar të dyja palët për përdorimin e minave të paligjshme kundër personelit. Kievi u përgjigj duke thënë se ndoqi Ligjin Ndërkombëtar ndërsa mbrohej.
Sipas Bankës Botërore – e cila ofron kredi me interes të ulët për vendet që kanë nevojë për para – çminimi i Ukrainës do të kushtojë 37.4 miliardë dollarë.
Kievi po përpiqet të bindë sa më shumë vende të jetë e mundur për të ndihmuar kështu që, sipas fjalëve të tij, "nuk do duhen dekada".
Duke pasur parasysh se si janë shpenzuar 70 vjetët e fundit duke pastruar minat nga Lufta e Dytë Botërore, kjo qasje që do të kërkojë optimizëm.
Përktheu: Forca Jashari