Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria amerikane të dielën përfundon tërheqjen nga Nigeri

shba

Ushtria amerikane ka planifikuar ta përfundojë tërheqjen e të gjithë personelit amerikan nga baza ajrore 101 e Nigerit në kryeqytetin e vendit, Niamey, të dielën.

Kështu deklaroi të shtunën gjenerali amerikan i ngarkuar me koordinimin e tërheqjes, Kenneth Ekman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me atë rast do të mbajmë një ceremoni të përbashkët për nisjen e aeroplanit të fundit amerikan C-17. Qeveria e Nigerit do të marrë kontrollin e ish-territoreve dhe objekteve të SHBA-së”, ka thënë Ekman në një video-konferencë nga kryeqyteti i Nigerit, raportoi Reuters.

Junta qeverisëse e Nigerit në prill urdhëroi SHBA-në të tërhiqte rreth 1000 personel ushtarak nga vendi. Deri në grusht shtetin e vitit të kaluar, Nigeri ishte partner kyç në luftën e Uashingtonit kundër rebelëve në rajonin Sahel të Afrikës.