Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan në platformën X se sapo kanë “nisur një valë tjetër sulmesh në mbarë Iranin”, duke shtuar se objektiv i tyre është infrastruktura në të gjithë vendin.

Njoftimi u bë rreth orës 08:30 sipas kohës në Teheran,  ndërsa kryeqyteti po zgjohej pas një nate sulmesh ndaj rafinerive të naftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth gjysmë ore më herët, IDF kishte bërë të ditur se po punonte për të kapur raketat e lëshuara nga Irani.

SHBA-ja paralajmëron Iranin për përdorimin e zonave civile për sulme

1 muaj më parë / 8 mar 2026 15:30
Iran

Photo: Associated Press

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka paralajmëruar se Irani po i vë qytetarët e vet në rrezik duke përdorur zona të dendura civile për lëshimin e dronëve dhe raketave balistike, gjë që mund t’i kthejë këto zona në objektiva ushtarake.

“Në bazë të të drejtës ndërkombëtare, vendet që përdoren për qëllime ushtarake humbasin statusin e tyre të mbrojtur dhe mund të bëhen objektiva legjitime ushtarake,” thuhet në deklaratë.

Një zyrtar amerikan tha se ushtria amerikane ka vërejtur disa raste kur Irani ka vendosur lëshues të lëvizshëm dronësh dhe raketash balistike në zona të banuara dendur. Paralajmërimi i së dielës përmend në mënyrë specifike qytetet Dezful, Esfahan dhe Shiraz si vende nga ku janë kryer sulme nga zona të mbipopulluara.

Zyrtari theksoi se paralajmërimi nuk duhet të interpretohet si shenjë se ushtria amerikane po përgatitet të godasë këto qytete, por shtoi se SHBA “nuk mund të garantojë sigurinë e civilëve” në ose pranë objekteve që përdoren për qëllime ushtarake.

Sipas tij, paralajmërimi kishte për qëllim t’i tregojë Iranit se SHBA është e vetëdijshme për këto veprime dhe t’u bëjë të ditur qytetarëve iranianë se qeveria e tyre po i ekspozon ndaj rrezikut.

“Forcat amerikane u bëjnë thirrje fuqishëm civilëve në Iran të qëndrojnë në shtëpi,” thuhet në deklaratë. “Regjimi iranian po rrezikon me vetëdije jetën e njerëzve të pafajshëm.”

Omani paralajmëron se Lindja e Mesme ndodhet në një pikë kthese të rrezikshme

1 muaj më parë / 8 mar 2026 15:07 Nga: BBC
Oman

Omani, vend arab i Gjirit dhe aleat i SHBA-së që ka ndërmjetësuar disa raunde bisedimesh mes Washingtonit dhe Teheranit, ka paralajmëruar se Lindja e Mesme ndodhet në një “pikë të rrezikshme kthese” për shkak të luftës me Iranin dhe dominimit të logjikës së forcës mbi dialogun.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, i bëri këto deklarata gjatë një takimi virtual të ministrave të jashtëm arabë, raportoi agjencia shtetërore Oman News Agency, duke theksuar se pasojat politike, ekonomike dhe të sigurisë të lëna nga “kjo luftë e paligjshme” kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe sigurinë e popujve të tij.

Albusaidi shtoi se vetëm disa orë para se Izraeli dhe SHBA-ja të godisnin Iranin javën e kaluar, një marrëveshje mes dy vendeve ishte “brenda mundësive tona për t’u arritur”.

Vriten dy ushtarë izraelitë në Liban

1 muaj më parë / 8 mar 2026 14:42
Ushtarë izraelitë te spitali "Al Shifa"

Foto: AP

Dy ushtarë izraelitë janë vrarë në Libanin jugor, ka bërë të ditur ushtria e vendit.

Vdekjet në Libanin jugor janë të parat midis trupave të saj që kur armiqësitë Izrael-Hezbollah rifilluan javën e kaluar.

Një nga ushtarët u identifikua nga IDF-ja si kryerreshter Maher Khatar, 38 vjeç, nga Majdal Shams, nga Korpusi i Inxhinierisë së Luftimit në divizionin e 91-të.

Ushtari tjetër nuk është identifikuar ende dhe nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth vdekjes së tyre.

Gati 400 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

1 muaj më parë / 8 mar 2026 13:32 Nga: BBC
Bejrut

Bejrut, Liban

Numri i të vdekurve në Liban nga përplasjet me Izraelin ka arritur në 394 persona, sipas ministrit të shëndetësisë së vendit.

Në një konferencë për media të dielën, Rakan Nassereddine tha se mes të vrarëve janë 83 fëmijë dhe 42 gra, që nga përfshirja e Libanit në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

Nassereddine shtoi gjithashtu se nëntë punonjës të ekipeve të shpëtimit kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i viktimave paraqet një rritje të madhe krahasuar me të shtunën, kur ministri i shëndetësisë e kishte vendosur shifrën në 294 të vdekur.

 

Dita e 9-të: Krejt çka dihet për luftën ndaj Iranit

1 muaj më parë / 8 mar 2026 13:01
Iran

Photo: Associated Press

Udhëheqësi i ri i Iranit pretendohet se tashmë është emërtuar, por SHBA-ja dhe Izraeli sugjerojnë se të gjithë kandidatët mund të vriten.

Ushtria izraelite ka goditur depo të karburantit në Teheran, dhe shpërthime janë parë në kryeqytetin iranian.

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë zyrtare qeveritare në Kuvajt, pas sulmeve iraniane atje.

Autoritetet thonë se dy oficerë janë vrarë në sulmet e fundit në Kuvajt.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar përsëri kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë: “Nuk kemi nevojë për njerëz që hyjnë në luftë pasi ne tashmë kemi fituar.”

Por kryeministri britanik thotë se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për “seriozitet, jo lojëra politike”, dhe se ai është i përqendruar në mbrojtjen e qytetarëve britanikë.

Në bordin e Air Force One, Trumpi pretendoi se Irani është përgjegjës për një sulm vdekjeprurës ndaj një shkolle për vajza në Minab, jo SHBA-ja.

Të paktën 12 persona janë vrarë pas sulmeve të tjera izraelite në Liban, përfshirë një sulm në një hotel në Bejrut.

Trumpi ka marrë pjesë në ceremoninë e kthimit të gjashtë ushtarëve amerikanë që u vranë kur një dron goditi një port në Kuvajt të dielën e kaluar.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli ka “shumë surpriza” për fazën e ardhshme të luftës me Iranin.

Klerikët iranianë thonë se udhëheqësi i ri suprem është zgjedhur, s’japin emër

1 muaj më parë / 8 mar 2026 12:33
Iran

Disa anëtarë të linjës së ashpër të Asamblesë së Ekspertëve, organi prej 88 anëtarësh që zgjedh udhëheqësin suprem të Iranit, u kanë thënë mediave shtetërore se është marrë një vendim për udhëheqësin e ardhshëm suprem të vendit. Por ata nuk kanë dhënë emrin e të zgjedhurit të tyre.

Kjo vjen pasi Izraeli ka paralajmëruar se do të synojë edhe pasardhësin e Khameneit, dhe ata që janë të përfshirë në zgjedhjen e udhëheqësit. 
Ish-udhëheqësi Ajatollah Ali Khamenei u vra në një sulm ajror izraelit tetë ditë më parë.

Ndërkohë, shpërndarja e karburantit në Teheran është ndërprerë pas sulmeve intensive gjatë natës ndaj depozitave të karburantit, sipas guvernatorit të qytetit. Mohammad Sadegh Motamedian ka thënë se “problemi po zgjidhet”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.

Një banor i Teheranit i ka thënë CNN-it se njerëzit në qytet ndihen sikur po “mbyten” pas sulmeve të reja izraelite që synuan depot e naftës në Iran dhe shkaktuan një shpërthim të madh zjarri në kryeqytetin iranian. 

E vende në të gjithë Gjirin Persik raportuan një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa të dielën në mëngjes. Sulmet ndodhën pak pasi presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka kërkuar falje të shtunën ndaj vendeve të Gjirit për sulmet.

Irani thotë se 200 fëmijë dhe rreth 200 gra janë vrarë që prej nisjes së sulmeve

1 muaj më parë / 8 mar 2026 10:27 Nga: Associated Press
iran

Irani njoftoi se sulmet e vazhdueshme të SHBA-së dhe Izraelit në territorin e tij kanë shkaktuar vdekjen e rreth 200 fëmijëve dhe afërsisht 200 grave, bazuar në shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi. Sipas zëdhënësit Hossein Kermanpour, këta janë pjesë e më shumë se 1.200 personave të vrarë që kanë humbur jetën që kur konflikti shpërtheu në fund të shkurtit.

Ai gjithashtu njoftoi se mbi 1.000 të tjerë, përfshirë rreth 400 gra, janë plagosur që prej 28 shkurtit dhe po trajtohen për lëndime të ndryshme si pasojë e sulmeve ajrore dhe raketore që vijojnë në disa pjesë të vendit.

Sulmet kanë shkaktuar një numër të madh viktimash edhe jashtë Iranit, ndërsa dyluftimi ushtarak vazhdon të përshkallëzohet në rajon.

Presidenti iranian kërcënon me sulme të reja ndaj objektivave amerikane

1 muaj më parë / 8 mar 2026 10:22
Masoud Pezeshkian

Photo: Associated Press

Presidenti i Iranit ka kërcënuar se do të intensifikojë sulmet ndaj objektivave amerikane në gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli vijojnë fushatën ajrore.

“Kur na sulmojnë, nuk kemi tjetër zgjidhje veçse të përgjigjemi. Sa më shumë presion të na ushtrojnë, aq më i fuqishëm do të jetë reagimi ynë. Irani ynë, vendi ynë nuk do të përkulet lehtë përballë shtypjes, shantazhit e agresionit dhe nuk e ka bërë kurrë”, ka thënë Masoud Pezeshkian.

Komentet e tij duket se kthejnë pas qëndrimin e mëparshëm më të butë ndaj fqinjëve të Gjirit që ai kishte shprehur të shtunën, kur u duk se kërkonte falje për sulmet ndaj tokës së tyre. Por ato komente u kundërshtuan shpejt nga elementë të fortë iranianë.

Pezeshkian tha se Irani nuk kërkon një betejë me vendet arabe fqinje, shumë prej të cilave strehojnë baza ushtarake amerikane. “Ata janë vëllezërit tanë,” theksoi ai, duke akuzuar SHBA-në se përpiqet t’i vërë vendet e rajonit kundër njëra-tjetrës.

Sulmet iraniane shpesh kanë kaluar objektivat amerikane, duke goditur gjithashtu impiante energjetike, hotele dhe qytete në rajon.

Vriten dy oficerë të ministrisë së Brendshme të Kuvajtit

1 muaj më parë / 8 mar 2026 10:19
Iran

Photo: Associated Press

Ministria e Brendshme e Kuvajtit ka bërë të ditur të dielën se dy nga oficerët e saj u vranë "ndërsa kryenin detyrat", sipas një postimi në X.

Ajo nuk ka dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së tyre, por Kuvajti ka kapur dronë dhe raketa të lëshuara nga Irani pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ndaj Iranit, që prej 28 shkurtit kur nisën një ofensivë të përbashkët ndaj tij.

Sulmet u nisën dy ditë pas rundit të tretë të bisedimeve indirekte mes SHBA-së dhe Iranit lidhur me programin bërthamor të Teheranit. 

Irani afron vendimin për pasardhësin e Khameneit pas sulmeve amerikano-izraelite

1 muaj më parë / 8 mar 2026 09:59 Nga: BBC
iran

Në një video të shpërndarë nga agjencia shtetërore iraniane Mehr, një klerik i lartë tha se Asambleja e Ekspertëve e Iranit pothuajse ka arritur një vendim për atë që do të zëvendësojë ish-udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u vra nga sulmet amerikano-izraelite të shtunën e kaluar.

Asambleja e Ekspertëve është një grup prej rreth 88 klerikësh të lartë, të zgjedhur nga populli, të cilët janë të ngarkuar me detyrën për të vendosur pasardhësin e Khameneit.

Agjencia raportoi se Ayatollah Mohammad Mehdi Mirbagheri deklaroi se është arritur një “vendim shumice”, por se disa pengesa procedurale duhet të zgjidhen ende.

Pritet që asambleja të mblidhet së shpejti, ndërsa ushtria izraelite ka kërcënuar të “ndjekë çdo pasardhës dhe çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës”.

Trumpi-Starmerit: Nuk kemi nevojë për aleatë që vijnë pasi ta fitojmë luftën

1 muaj më parë / 8 mar 2026 09:07 Nga: BBC
trump starmer

Presidenti i SHBA-së shkroi në platformën e tij sociale Truth Social se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për dy aeroplanmbajtëset që Mbretëria e Bashkuar po mendon t’i dërgojë në Lindjen e Mesme.

“Mbretëria e Bashkuar, aleati ynë dikur i madh, ndoshta më i madhi prej të gjithëve, më në fund po mendon seriozisht të dërgojë dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme. Kjo është në rregull, kryeministër Starmer, ne nuk kemi më nevojë për to, por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që i bashkohen luftërave pasi ne tashmë kemi fituar!”, shkroi ai.

Kjo vjen pasi kryeministri Keir Starmer refuzoi t’i lejojë SHBA-së përdorimin e bazave britanike për sulmet fillestare ndaj Iranit. Trump më vonë tha se “ai nuk ka qenë i dobishëm”.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë. Nuk e kisha menduar kurrë ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar”, i tha ai gazetës The Sun.

Qeveria britanike nuk është bashkuar me operacionet sulmuese dhe nuk ka dhënë asnjë zotim për ta bërë këtë. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar i ka lejuar SHBA-së të përdorë bazat e saj për operacione mbrojtëse.

Sulme ajrore në Bejrut, disa të vdekur

1 muaj më parë / 8 mar 2026 08:53
Sulmi izraelit në Bejrut

Foto: Ilustrim

Photo: Associated Press

Gjatë natës, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se katër persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga një sulm izraelit ndaj një hoteli në Bejrut.

Fotografitë nga hoteli tregojnë mure të nxira dhe të dëmtuara nga shpërthimi.

Tetë persona të tjerë u vranë gjithashtu në sulme ndaj më shumë se 20 qyteteve dhe fshatrave, raportoi agjencia e lajmeve AFP, duke cituar ministrinë e shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një “sulm të saktë” në Bejrut ndaj anëtarëve të Forcës Quds, krahu i operacioneve jashtë vendit i Gardës Revolucionare Islamike. Ajo nuk bëri të ditur se kush ishte objektiv i sulmit apo se ku saktësisht goditi.

Më herët gjatë natës, ushtria kishte deklaruar se po godiste “infrastrukturën e Hezbollahut në zonën Dahiyeh në Bejrut”.