Vajza e Kim Jong-un, Kim Ju-ae, ka drejtuar një tank gjatë një stërvitjeje ushtarake të mbikëqyrur nga babai i saj, ndërsa pamjet e fundit të paraqitjes së tyre publike kanë shtuar spekulimet se ajo mund të përgatitet për të marrë drejtimin e vendit në të ardhmen.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA, Kim Jong-un ka mbikëqyrur një stërvitje taktike sulmuese që përfshinte njësi tankesh dhe këmbësorie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamjet e publikuara nga mediat shtetërore tregojnë Kim Ju-ae duke drejtuar tankun, ndërsa Kim Jong-un qëndron sipër së bashku me ushtarë.
Ekspertët vlerësojnë se vajza ka të ngjarë ta ketë drejtuar tankun me shpejtësi të ulët dhe në terren të rrafshët, duke theksuar se tanket moderne nuk janë shumë të ndërlikuara për t’u operuar në kushte të tilla.
Kim Ju-ae, që besohet të jetë rreth 13 vjeç, është shfaqur gjithnjë e më shpesh në publik pranë babait të saj që nga fundi i vitit 2022. Mediat shtetërore e kanë cilësuar atë si “fëmijën e preferuar” dhe “më të respektuaren” e liderit.
Ata kanë marrë pjesë bashkë edhe në aktivitete të tjera ushtarake, përfshirë testime të sistemeve raketore dhe vizita në fabrika ushtarake. Vajza gjithashtu e ka shoqëruar babain në një vizitë në Beijing, ndërsa momente familjare të tyre janë dokumentuar gjatë ngjarjeve publike.
Sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, ekziston mundësia që Kim Jong-un po shqyrton ta emërojë atë si pasardhëse. Megjithatë, disa analistë e konsiderojnë këtë skenar të pasigurt, për shkak të moshës së saj dhe strukturës tradicionale mashkullore të pushtetit në Korenë e Veriut.
VIDEO:
En un acto cargado de simbolismo político, el líder norcoreano Kim Jong-un reapareció públicamente acompañado de su hija adolescente, Kim Ju-ae, durante unos ejercicios militares de gran escala que incluyeron la presentación de un nuevo tanque de combate pic.twitter.com/2aiQfeg8uj
— Municipios Puebla (@MunicipiosPue) March 20, 2026