Charlie Kirk, një aktivist politik konservator dhe bashkëthemelues i “Turning Point USA”, është qëlluar për vdekje gjatë një aktiviteti në Universitetin Utah Valley.
Autori besohet se ka qëlluar një herë nga një çati aty pranë, sipas Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut, i cili po udhëheq hetimin së bashku me FBI-në.
Kërkimi për të dyshuarin për vrasjen është ende duke u zhvilluar. Dy persona që konsideroheshin të dyshuar janë liruar më vonë, ka bërë të ditur departamenti.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar vdekjen e Kirk si një "ditë të errët për Amerikën" dhe ka fajësuar retorikën nga "e majta radikale" për shkaktimin e dhunës politike.
Trumpi i ka dhënë meritën Kirk-ut për mobilizimin e votës së të rinjve për të.
