Ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, ka vdekur në moshën 82 vjeç të mërkurën.
“Ish-senatori i SHBA-së Joseph I. Lieberman ka vdekur këtë pasdite, më 27 mars 2023, në Neë York City për shkak të disa komplikimeve nga një rrëzim. Ai ishte 82 vjeç. Bashkëshortja e tij e dashur, Hadassah, dhe anëtarët e familjes ishin me të në momentet e fundit. Dashuria e senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën e përcolli përgjatë gjithë jetës që shërbeu në interesin e publikut”, ka shkruar familja e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLieberman pati vizituar Kosovën në vitin 2007. Ai pati thënë asokohe se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës”.
Si demokrat pati rol edhe në grumbullimin e republikanëve në mbështetjen e veprimeve ushtarake në Kosovë në vitin 1999 kundër forcave serbe.
Lieberman kishte qenë edhe kandidat për zëvendëspresident.