Botë

Venezuela thotë se i ka liruar 99 të burgosur të arrestuar pas protestave zgjedhore të 2024-s

Venezuela thotë se i ka liruar 99 të burgosur të arrestuar pas protestave zgjedhore të 2024-s

Foto: Associated Press

Autoritetet e Venezuelës njoftuan se kanë liruar 99 persona që ishin arrestuar pas protestave të zhvilluara pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. 

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut thanë se dyshojnë se numri i të liruarve është më i vogël se sa ai i deklaruar nga qeveria. 

Protestat shpërthyen pasi autoritetet zgjedhore shpallën presidentin Nicolas Maduro fitues të zgjedhjeve. 

Shumë qytetarë nuk u pajtuan me rezultatin dhe dolën në rrugë në Karakas dhe qytete të tjera të vendit, duke protestuar dhe duke bllokuar rrugët. 

Sipas qeverisë venezuelase, rreth 2.000 persona u arrestuan gjatë këtyre protestave. Mes tyre kishte edhe të mitur. 

Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin ndaj qeverisë së Maduros. Ato kanë shtuar praninë ushtarake në rajon dhe kanë ndërmarrë masa ekonomike ndaj Venezuelës. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të ishte më mirë që Maduro të largohej nga pushteti. Autoritetet zgjedhore dhe Gjykata e Lartë e Venezuelës kanë konfirmuar se Nicolas Maduro ka fituar zgjedhjet dhe se protestat kishin për qëllim kundërshtimin e këtij rezultati.