Disa persona raportohet të jenë lënduar pasi një veturë është përplasur me këmbësorët në Francën jugperëndimore të mërkurën.
Të paktën pesë persona besohet se janë lënduar pasi një veturë u përplas me këmbësorët dhe çiklistët në Saint Pierre d’Oléron në Île d’Oléron, pranë bregut perëndimor të Francës, ka thënë ministri i Brendshëm i vendit, Laurent Nunez.
Në një postim në X, Nunez ka thënë se dy persona janë në kujdes intensiv dhe tre të tjerë kishin pësuar lëndime më të lehta.
I dyshuari është marrë në paraburgim, ndërsa hetimi është duke vazhduar, ka shtuar ai.
Kryebashkiaku i Dolus-d’Oléron ka thënë se burri i arrestuar në vendngjarje dyshohej për abuzim me drogë dhe alkool.