Botë

Vinçi i ndërtimit bie mbi një tren në Tajlandë, 22 të vdekur

Tajlande

Foto: Associated Press

Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur pasi një vinç ndërtimi ka rënë mbi një tren pasagjerësh në verilindje të Tajlandës të mërkurën.

Vinçi, i cili po përdorej për të ndërtuar një hekurudhë të lartë me shpejtësi të lartë, ka rënë mbi trenin në lëvizje ndërsa ai po udhëtonte nga Bangkoku në provincën Ubon Ratchathani.

Treni ka dalë nga shinat dhe është përfshirë nga flakët, sipas Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun të Nakhon Ratchasima.

Departamenti ka thënë në një postim në Facebook se zjarri ishte nën kontroll dhe se ekipet e shpëtimit po kërkonin për njerëz të bllokuar brenda trenit.

E ministri i Transportit, Piphat Ratchakitprakan, ka thënë se të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur dhe se në tren ndodheshin 195 persona.

Ai ka shtuar se ka urdhëruar një hetim për aksidentin.