Gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se bashkë me ekipin ishin kërcënuar nga grupi kriminal i Ekuadorit i njohur si “Los Choneros” dhe lideri Alias, Fito, të cilin Villavincencio e kishte lidhur me kartelin meksikan “Sinaloa”. Villavincencio kishte thënë se përkrahja e popullit do ta mbronte.
Vrasja e rëndë e kandidatit presidencial në Ekuador, Fernando Villavincencio, gjatë tubimit politik të mërkurën mbrëma thelloi ndjenjën se shteti është i brishtë karshi krimit që është përhapur në vitet e fundit.
Pas dhjetëra kërcënimeve shkaku i qëndrimeve të tij kundër trafikimit të drogës dhe korrupsionit, Villavincencio ishte nën mbikëqyrje të policisë dhe rojave private. Vrasja e tij ka kthyer vëmendjen e botës kah seria e vrasjeve, të cilat kanë filluar para tre vjetësh dhe kanë lidhje mes krimit të organizuar dhe interesave të tjera të fuqishme në Ekuador.
Gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se bashkë me ekipin ishin kërcënuar nga grupi kriminal i Ekuadorit i njohur si “Los Choneros” dhe lideri Alias, Fito, të cilin Villavincencio e kishte lidhur me kartelin meksikan “Sinaloa”. Villavincencio kishte thënë se përkrahja e popullit do ta mbronte.
“Ju jeni jeleku im antiplumb. Nuk më duhet. Ju jeni të guximshmit dhe unë jam po aq sa ju”, kishte thënë ai në një tubim zgjedhor në qytetin Chone, zemrës së territorit të grupit “Los Choneros”. “Më sillni lordët e drogës. Më sillni vrasësit”, kishte thënë Villavincencio.
Slogani i tij politik “Koha për Guxim”, i referohej propozimit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duke shkarkuar një numër të madh të zyrtarëve shtetërorë në rast se zgjidhej president, mirëpo sondazhet kanë treguar se ai nuk kishte gjasa për fitore.
Muaj më parë kishte raportuar për kërcënimet ndaj familjarëve, ndërkaq shtëpia e tij në Quito ishte qëlluar me plumba në muajin shtator.
Prokuroria ka njoftuar për arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për vrasjen e tij. Të gjithë janë shtetas kolumbianë. Një prej të dyshuarve ka vdekur pas të shtënave me policinë.
Villavincencio është figura më e lartë publike që është vrarë gjatë betejës së Ekuadorit ndaj krimit të organizuar. Mirëpo nuk është i vetmi.
Më 23 korrik, kryetari i Mantas, qytetit të tretë më të madh në Ekuador, gjithashtu është vrarë në pikë të ditës. Agustin Intriago ishte rizgjedhur në muajin shkurt dhe kishte qëndrime armiqësore ndaj krimit të organizuar.
Lidhjet e bandave shqiptare me kartelet e drogës në Ekuador
(The Telegraph) - Ekuadori dikur cilësohej si ishull i paqes në Amerikën Latine, por vitet e fundit vendi është kthyer në qendër për trafikantët ndërkombëtarë të drogës, të cilët kanë bashkuar forcat me bandat lokale të rrugëve dhe kanë nisur valët e dhunës si kurrë më parë. Vrasja e kandidatit presidencial, Fernando Villavicencio, ka konfirmuar zhytjen e Ekuadorit në kaosin kriminal. Gazeta e njohur britanike “The Telegraph” ka raportuar se banda që pretendohet se është prapa vrasjes së tij, ka lidhje të ngushta me fraksionet shqiptare që transportojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu si edhe me kartelet meksikane të drogës. “Los Lobos” ose “Ujqërit” mendohet se përfshijnë deri në 8.000 anëtarë, shumica prej të cilëve e drejtojnë botën e tyre kriminale nga burgjet e Ekuadorit, shkroi “The Telegraph”. Villavicencion ishte kritik i hapur i lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës në vendin e tij. 59-vjeçari ishte një nga tetë kandidatët në zgjedhjet e përcaktuara për 20 gusht. Pjesa më e madhe e 19 mijë kilogramëve të kokainës së regjistruar që u kapën në Britani vitin e kaluar, ka mundësi të jenë marrë nga fraksionet shqiptare që punojnë me “Los Lobos” dhe bandat e tjera ekuadoriane për të transportuar drogë në brigjet britanike, shpesh përmes porteve në Belgjikë dhe Holandë. Agjencia Kombëtare kundër Krimit ka thënë se grupet e dhunshme kriminale shqiptare dominojnë botën e krimit britanik. Ata negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit latinë dhe shpërndajnë kokainë direkt te tregtarët në rrugët e qyteteve britanike. Villavicencio ishte zotuar se do të forconte lidhjet me Britaninë si pjesë e fushatës së tij. Ai besonte se vendi i tij kishte nevojë për ndihmë për ta luftuar krimin e organizuar.