Botë

Vriten tre alpinistë nga rrufeja në alpet austriake

Alpet austriake

Foto: Associated Press

Tre alpinistë, përfshirë dy vëllezër dhe gruaja e njërit prej burrave, kanë mbetur të vdekur nga një goditje rrufeje gjatë një stuhie në Alpet Tirol të Austrisë gjatë fundjavës, ka bërë të ditur policia të hënën.

Një zëdhënës i policisë alpine në qytetin perëndimor të Landeck ka thënë se ka të ngjarë që çifti, të dy 60 vjeç, dhe vëllai 62-vjeçar, të kenë vdekur nga e njëjta goditje rrufeje, raporton Reuters.

Policia ka njoftuar se incidenti i rrallë ka ndodhur të dielën pasdite, ndërsa treshja po zbriste nga mali Mittagsspitze pranë fshatit Flirsch, dhe se një helikopter shpëtimi gjeti trupat e tyre pranë një shtegu në një lartësi prej rreth 2,268 metrash.