Botë

Vritet aksidentalisht dhëndri në Turqi, pasi motra e nuses shtiu me armë për të festuar

Vritet aksidentalisht dhëndri në Turqi, kunata shtiu me armë për të festuar

Një dasmë në Turqi është kthyer në tragjedi pasi dhëndri është vrarë aksidentalisht në qytetin Giresun.

Derisa nusja e dhëndri po dërgoheshin në shtëpinë e tyre pas dasmës, dhëndri u plagos nga të shtënat me armë që u gjuajtën për të festuar.

Ai vdiq më pas në spital, raportoi Hurriyet.

Motra e nuses është arrestuar nën dyshimin se ajo shtiu me armën që vrau dhëndrin.