Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të përdorë negociatat e vazhdueshme për tarifat për të ushtruar presion ndaj partnerëve tregtarë amerikanë që të kufizojnë marrëdhëniet e tyre me Kinën, ka raportuar të martën Wall Street Journal duke cituar njerëz me njohuri për bisedat.
Zyrtarët amerikanë planifikojnë të përdorin negociatat me më shumë se 70 vende për t'u kërkuar atyre që të mos lejojnë Kinën të transportojë mallra nëpër vendet e tyre, dhe të parandalojnë që firmat kineze të vendosen në territoret e tyre për të shmangur tarifat e SHBA-së, thuhet më tej në raportin e WSJ-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Trump ka rritur tarifën ndaj mallrave kineze në 145%, teksa për vendet e tjera që kishin tarifa më të larta ndaj SHBA-së i ka pezulluar ato për 90 ditë.
Edhe Kina ka caktuar tarifë prej 125% ndaj SHBA-së, pas rritjes së tarifave ndaj saj nga administrata Trump.