Botë

Zelensky i drejtohet OKB-së me fjalim

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nisur të mërkurën një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pasi përshëndeti "ndryshimin e madh" të Donald Trumpit lidhur me luftën me Rusinë.  

Kievi mund ta "fitojë të gjithë Ukrainën përsëri në formën e saj origjinale", ka thënë Trumpi në një postim në rrjetet sociale të martën.

Deklarata paraqet një ndryshim qëndrimi të tij, pasi deri më tani, ai ka deklaruar se çdo proces paqeje do të përfshijë lëshimin e territorit.

Ai gjithashtu e ka quajtur Rusinë një "tigër letre", duke shtuar se "Putini dhe Rusia janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se është koha që Ukraina të veprojë".

Por pavarësisht ndryshimit të qëndrimit të tij, Trumpi nuk ka dhënë detaje nëse SHBA-ja do të jap më shumë më shumë fonde ose armë për Ukrainën.

Rusia i është përgjigjur diplomatikisht komenteve të Trumpit, duke pretenduar se ishte më shumë "ari" sesa "tigër letre".

Përveç Zelenskyt, një mori udhëheqësish botërorë do të flasin të mërkurën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Zelensky në OKB: Armët vendosin kush mbijeton

2 o. më parë / 24 sht 2025 15:43
Vlodymyr Zelensky

Photo: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të mërkurën, ka thënë se nuk ka garanci tjetër pos miqve dhe armëve në ditët e sotme.

“Të dashur udhëheqës, miq të dashur dhe të gjithë ata që mund të bëhen miqtë tanë sepse ju dëshironi siguri dhe paqe po aq sa ne sot. Askush përveç vetes nuk mund ta garantojë sigurinë. Vetëm aleanca të forta, vetëm partnerë të fortë dhe vetëm armët tona. Shekulli i 21-të nuk është shumë i ndryshëm nga e kaluara. Nëse një komb dëshiron paqe, ai prapë duhet të punojë me armët. Jo ligji ndërkombëtar, jo bashkëpunimi - por armët vendosin se kush mbijeton”, ka thënë ai në hyrje të fjalimit.

Sipas Zelenskyt, as ligji ndërkombëtar nuk funksionon si duhet pa miq të fuqishëm.

“E dini shumë mirë, ligji ndërkombëtar nuk funksionon plotësisht nëse nuk keni miq të fuqishëm që janë vërtet të gatshëm ta mbrojnë atë. Dhe as kjo nuk funksionon pa armë. Është e tmerrshme, por pa to, gjërat do të jenë edhe më keq. Nuk ka garanci sigurie përveç miqve dhe armëve”, ka shtuar presidenti ukrainas.