Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky e kthen medaljen shtetërore të Polonisë

Zelensky e kthen medaljen shtetërore të Polonisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se e ka kthyer medaljen shtetërore të Polonisë, pasi homologu i tij Karol Nawrocki vendosi t’ia hiqte dekoratën më të lartë polake. 

“Urdhri i Shqiponjës së Bardhë” iu nda Zelenskyt më 2023 nga presidenti i atëkohshëm Andrzej Duda. Por Kievi muajin e shkuar e emërtoi një njësi bazuar në një grup luftëtarësh kontroversë të Luftës së Dytë Botërore – UPA. Polonia e ka akuzuar UPA-n për gjenocid ndaj polakëve në Volhynia të Ukrainës më 1943-45. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një shkrim në media sociale, Zelensky ka thënë se Ukraina është e hapur për komunikim me Poloninë për të shmangur interpretimet konfliktuoze të kapitujve të rëndë të së kaluarës. 

E gjatë ditës, edhe tre zyrtarë të tjerë ukrainas kanë vendosur të heqin dorë nga medaljet në solidarizim me Zelenskyn. 

Edhe kur njoftoi se po ia heq dekoratën Zelenskyt, presidenti polak tha se përplasja diplomatike nuk do të ndikojë në mbështetjen e Polonisë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.