Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky flet për progres pas bisedimeve me SHBA-në

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë vlerësim pozitiv për një bisedë që pati me të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff, mbi mënyrën e përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë, raportoi të enjten BBC-ja.

Zelensky ka thënë se telefonata me Witkoffin dhe Jared Kushnerin, e cila zgjati gati një orë, u zhvillua mbi ide të reja në aspektin e formateve, takimeve dhe kohës se si të arrihet paqja e vërtetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai foli një ditë pasi dha detaje mbi planin e përditësuar të paqes prej 20 pikash, të dakorduar nga të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës në Florida.

Zelensky pranoi se ende ka punë për t’u bërë në çështje të ndjeshme.