Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump gjatë kësaj pasdite në Washington.
Përpara takimit, Zelensky ka thënë se qëllimi kryesor i Ukrainës është një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme për veten dhe Evropën.
Ai ka thënë se ndaj Rusisë duhet të ushtrohet presion për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë dhe “përpjekjeve të reja për pushtim”.
Mesazhi, i postuar ndërsa udhëheqësit evropianë hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, përfshin një video të Zelenskyt duke takuar udhëheqësit në ambasadën ukrainase në Washington, në një lëvizje për të treguar frontin e bashkuar në anën lindore të Atlantikut.
“ne duhet t'i ndalojmë vrasjet dhe i falënderoj partnerët tanë që po punojnë drejt kësaj dhe në fund të fundit drejt një paqeje të besueshme dhe dinjitoze. Së bashku me udhëheqësit e Finlandës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Komisionit Evropian dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ne koordinuam qëndrimet tona përpara takimit me Presidentin Trump. Ukraina është gati për një armëpushim të vërtetë dhe për krijimin e një arkitekture të re sigurie. Ne kemi nevojë për paqe”, ka thënë Zelensky.
