Agim Ademi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të tretin mandat radhazi.
Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur të enjten, Ademi mori besimin e shumicës e delegatëve edhe për një mandat katërvjeçar. Nuk kishte kundërkandidat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej 52 delegatëve, të gjithë votuan pro.
Pas rizgjedhjes, Ademi ka thënë se do të vazhdojë të jetë në shërbim të futbollit.
VIDEO:
Ademi u vendos në krye të FFK-së që pas vdekjes së Fadil Vokrrit në vitin 2018.
Gjithashtu, në këtë Kuvend u miratua edhe buxheti i FFK-së për vitin 2026, i cili është rreth 25 milionë euro.