Botë

Zyrtare, Putini nuk shkon në Stamboll për t’u takuar me Zelenskyn

Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të shkojë në Stamboll për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar Kremlini – duke refuzuar kështu propozimin e Zelenskyt për takim sy më sy në Turqi për të diskutuar për paqen. 

Në një deklaratë të mërkurën vonë, Kremlini ka thënë se delegacioni i tij do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, emisar i Putinit i cili udhëhoqi negociatat e kaluara mes Rusisë dhe Ukrainës më 2022. 

Pak pas deklaratës së Kremlinit, një zyrtar amerikan ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu nuk do të jetë pjesë e bisedimeve. Trumpi pati thënë se ai do të udhëtonte në Turqi vetëm nëse Putini do të ishte prezent. 

Zelensky e ka sfiduar Putinin në një takim mes të dyve në Turqi pasi lideri rus bëri thirrje për negociata direkte Rusi-Ukrainë në Stamboll. 

Zelensky të mërkurën ka udhëtuar në Ankara ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të enjten.