Trembëdhjetë ekipe pjesëmarrëse në Kupën e Botës, përfshirë Marokun dhe Senegalin, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke kritikuar presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Slloveni Çeferin tha se zgjerimi i Kupës së Botës në 48 përfaqësuese rezultoi me disa ndeshje “jo interesante”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederatat e shteteve pjesëmarrëse në Botëror kanë shprehur zhgënjimin e tyre.
“Ekipet përfaqësuese: Kepi Gjelbër, Kuraçao, Uzbekistani, Kongo, Haiti, Tunizia, Maroku, Egjipti, Gana, Senegali, Bregu i Fildishtë dhe Afrika e Jugut shprehin zhgënjimin e tyre më të thellë pas deklaratave të bëra nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, në lidhje me Kupën e Botës dhe vlerësimin e tij të disa ndeshjeve si mungesë interesi”, thuhet në deklaratë.
“Për ne, asnjë ndeshje e Kupës së Botës nuk është e parëndësishme dhe kualifikimi është një sukses që do të vlejë për breza”, shkruan ndër të tjera në letrën e cila u nënshkrua nga gjashtë federata dhe u mbështet nga shtatë të tjera.
Qëndrimet e Çeferinit janë krejtësisht në kundërshtim me ato të FIFA-s.