Sulmuesi Mario Ilievski e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029 me skuadrën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur të dielën klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ilievski edicionin e fundit ishte sulmuesi kryesor i Prishtinës. Në të gjitha garat realizoi 13 gola dhe bëri 5 asistime. Ai iu bashkua Prishtinës verën e kaluar si lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mario Ilievski dhe Prishtina do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku deri ne 2029.
Sulmuesi më efikas i skuadrës sonë në edicionin e kaluar ka vazhduar bashkëpunimin me klubin, duke mbetur pjesë e bardhekaltërve edhe për tri vite të tjera. Ilievski aktualisht po vazhdon rikuperimin pas lëndimit të pësuar në fund të sezonit të kaluar, ndërsa të gjithë në klub i dëshirojmë shërim te shpejtë dhe e presim rikthimin e tij në fushë, për të vazhduar aty ku e la dhe për të udhëhequr repartin ofensiv të FC Prishtinës me gola, asistime dhe paraqitje të rëndësishme”, ka shkruar Prishtina.