Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

A e goditi topi telin para golit të Anglisë – teknologjia thotë jo, norvegjezët të pasigurt

Norway

Fushata mbresëlënëse e Norvegjisë në Kupën e Botës përfundoi me humbjen 2:1 nga Anglia në çerekfinale. Por eliminimi i norvegjezëve u shoqërua me frustrim, pasi ata menduan se goli i Jude Bellinghamit është dashur të anulohet për arsye të pazakontë.

Norvegjezët pretenduan se topi goditi një nga telat e kamerës merimangë, në prag të golit të barazimit nga Jude Bellingham në ndeshjen në Miami. Nëse do të ishte konfirmuar se topi preku telin mbi fushë, goli do të ishte anuluar dhe loja do të rifillonte me një top “asnjëjës”.

“Është qesharake kjo me tela”, tha mesfushori i Norvegjisë, Sander Berge pas ndeshjes.

“Rezultati 2:1 tregon vetë. Ka pak dallim dhe ne e dimë se nga shkoi dallimi”.

Kapiteni i Norvegjisë, Martin Odegaard, gjithashtu vuri në dyshim vendimet e arbitrit në ndeshjen gjysmëfinale.

Edhe Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham Botërori 2026 10 o. më parë Anglia në gjysmëfinale, shkëlqen Bellingham

“Nuk e pash vetë, por gjërat e vogla nuk ishin në favorin tonë me disa nga vendimet”, tha Odegaard. “Ndoshta kjo të duhet në ndeshje si kjo”.

Te Norvegjia mbetën të pakënaqur edhe kur një gol me kokë i Torbjorn Heggem u anulua pas rishikimit të VAR-it, për faul të Erling Haalandit ndaj Elliot Andersoniit. Incidenti ndodhi pas një goditje nga këndi. Pasi shtyrja, sipas arbitrit, kishte ndodhur pa u bërë goditja nga këndi, rivënia këndore u përsërit dhe goli nuk u pranua.

“Është avantazh të jesh i madh dhe fizikisht i fortë si Erling, por ndëshkohesh nëse mban një lojtar”, ka theksuar Berge.

Andreas Schjelderup shënoi supergol për epërsinë 1:0 të Norvegjisë. Dhe momenti shumë i përfolur ndodhi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Sipas BBC, rishikimet treguan se topi i goditur nga portieri i Norvegjisë, Orjan Nyland, kaloi pranë telit të kamerës merimangë, e varur mbi fushën e lojës. Topi më pas ra tek Elliot Anderson. Ai pasoi për Anthony Gordin që asistoi për Bellinghamin. Ylli anglez shënoi me qetësi për 1:1.

Disa lojtarë të Norvegjisë e rrethuan menjëherë arbitrin Clement Turpin, duke argumentuar se goli nuk duhej të pranohej. Trajneri Stale Solbakken u pa duke folur me arbitrin pas fundit të pjesës së parë.

“Arbitri tha se nuk e ka parë dhe se nuk mori asnjë sinjal se ndodhi vërtetë. Ky është një shpjegim i mirë dhe pasi FIFA thotë se nuk kishte prekje dhe nuk kishte sinjal nga çipi i topit, atëherë ai nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Topi ra drejt poshtë, pikërisht para stolit, kështu që e preku atë. Shumë prej personave në stol reaguan menjëherë. Unë nuk isha njëri prej tyre, por shumë prej tyre e panë”, ka thënë Solbakken.

Ish-kapiteni anglez, Wayne Rooney, tha se topi dukej që u devijua dhe ra përnjëherë. 

“Në një mënyrë, topi u devijua”, ka thënë Rooney.

Edhe A duhej anuluar goli i parë i Anglisë? Botërori 2026 11 o. më parë A duhej anuluar goli i parë i Anglisë?

Edhe media të shumta angleze fillimisht raportuan se topi preku kabllon dhe se goli është dashur të anulohet. Më vonë ndryshoi mënyra e raportimit.

FIFA tha se nuk kishte asnjë provë që topi kishte prekur telin. Topat e Botërorit përmbajnë një sensor që tregojnë kur ka prekje. Dhe në bazë të tij është vlerësuar se topi nuk është prekur gjatë fluturimit dhe nuk ka pasur ndryshim në lëvizjen e tij.

Selektori norvegjez, Stale Solbakken, ka theksuar se nuk mund të thotë asgjë, nëse çipi në top nuk ka dhënë sinjale.

“Topi ra direkt nga qielli. Këtë e thontë të gjithë, përfshirë portierin dhe djalin që do ta merrte topin. Mendoj se ishte mjaft e qartë se ra direkt. Ishte gjë e çuditshme”, ka theksuar Solbakken.

Teknologjia “Snickometer”, që zakonisht përdoret në kriket, ishte në qendër të polemikave edhe në fitoren dramatike, 2:1 të Portugalisë ndaj Kroacisë.

Kroacia barazoi në kohën shtesë me Joshko Gvardiol. Por përmes kësaj teknologjie u dëshmua se Igor Matanoviq kishte bërë prejke të lehtë të topit gjatë ndërtimit të aksionit. Dhe ai ishte në pozitë jashtë loje. Kështu goli u anuluar.

Për rënien direkte te topit e jo fluturimin e tij të zakonshëm foli edhe përzgjedhësi anglez, Thomas Tuchel.

“Ka një çip në top që mund të tregojë nëse një fije floku e preku atë, siç e dimë nga ndeshja Kroaci – Portugali. Kështu që ata duhet të jenë në gjendje të tregojnë nëse prekja ka ndodhur. Nuk e pashë”, ka thënë Tuchel.

Edhe Bellinghaaaaam, Anglia në epërsi Botërori 2026 11 o. më parë Bellinghaaaaam, Anglia në epërsi

Ai megjithatë ka pranuar se Anglia ishte me fat në momente vendimtare.

“Nuk po them se kemi fituar me fat, por kemi pasur fat në momente vendimtare”, ka thënë Tuchel.