Për herë të parë që prej vitit 1994, ekipet përfaqësuese që përfundojnë në vendin e tretë në fazën grupore të Botërorit e kanë shansin të kalojnë në fazën nokaut.
Nga viti 1998 deri në vitin 2022, me formatin me 32 përfaqësuese, vetëm dy të parët e tetë grupeve kanë avancuar në raundin tjetër, ka shkruar BBC-ja të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, me zgjerimin e Botërorit në 48 përfaqësuese, ekipet që përfundojnë në vendet e treta në grupe kanë shanse.
Në fazën nokaut do të kalojnë tetë përfaqësueset e vendeve të treta nga 12 grupe sa janë gjithsej.
Goldallimi mund të jetë faktor vendimtar.
Në vitin 1998, tri pikë dhe goldallimi -2, ka mjaftuar për Kolumbinë që të jetë njëra prej pesë përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.
Polonia në vitin 2006 ishte e pesta më e mira nga vendet e treta, me tri pikë e me goldallim -2.
Në vitin 2010, Bregu i Fildishtë përfundoi në vendin e tretë me tri pikë dhe goldallim +1.
Në vitin 2002, Portugalia përfundoi e treta me goldallim +2 dhe me tri pikë, si përfaqësuesja e pestë më e mirë e vendit të tretë.