Vetëm në Prishtinë nuk ka përfunduar numërimi i votave të vendvotimeve nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar të premten se gjatë ditës është mbyllur numërimi i vendvotimeve edhe në komunat Gjilan e Prizren. Ndërkaq në Prishtinë kanë mbetur edhe më pak se 30 për qind e vendvotimeve – apo rreth 70 vendvotime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të njëjtën kohë, ka përfunduar numërimi edhe i 26 vendvotimeve prej 47 sosh në përfaqësi diplomatike. Më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%.
Sa i përket vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotimi nga jashtë Kosovës, deri tash janë miratuar 40 mijë e 414, teksa janë refuzuar 1447. Janë edhe rreth 60 mijë të tjera për vlerësim.
Pas rezultateve preliminare dhe kutive të numëruara të përfaqësive diplomatike, Vetëvendosje po udhëheq me rreth 43 për qind apo 49 ulëse. Partia Demokratike është e dyta me rreth 21 për qind apo 24 ulëse në Kuvend. Lidhja Demokratike ka rreth 17 për qind apo 19 ulëse ndërsa Aleanca shtatë për qind apo tetë ulëse.