Një ankesë është paraqitur në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), përmes të cilës pretendohet se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shkelur rregullat mbi neutralitetin politik.
Ankesa vjen pas bisedës që Infantino kishte me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me pezullimin e dënimit ndaj futbollistit amerikan Folarin Balogun.
“FairSquare”, që është organizatë e të drejtave të njeriut, pretendon se Infantino ka shkelur vazhdimisht Kartën Olimpike dhe kodin e etikës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Infantino iu bashkua IOC-së në vitin 2020.
Biseda me Trump që i parapriu heqjes së dënimit për futbollistin amerikan, ka bërë që Infantino të kritikohet nga palë të shumta. Tani UEFA pritet të paraqitet me një kandidat për president të FIFA-s.
Infantino po kërkon mandatin e tretë dhe ka shpresuar që rizgjedhja e tij të bëhet pa kundërshtar. Por zërat kundër tij po rriten.