Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Argjentina në epërsi me golin historik të Messit

lionel messi

Lionel Messi ka shkruar histori.

Ai është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi shënoi golin e 17-të në Kupën e Botës për Argjentinën kundër Austrisë.

Messi në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë shënoi “hat-trick” dhe barazoi rekordin e Miroslav Kloses së Gjermanisë për gola të shënuar.

Por me golin ndaj Austrisë, Messi ka arritur në shifrën e 17-të golave në Kupa të Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.

Messi shënoi supergol në minutën e 38-të për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Messi shënoi gol me asistim të Facundo Medinas.

Për Messin ishte goli i katërt në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Para se të shënonte golin e katërt, Messi humbi penallti në minutën e nëntë.

Pas penalltisë së humbur, Messi humbi edhe dy raste të mira, në minutën e 18-të dhe 32-të. Por ai ishte i pagabueshëm në minutën e 38-të duke realizuar golin për epërsinë 1:0 të pjesës së parë.

Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Austrisë po luhet në Teksas dhe i takon Grupit J të Kupës së Botës.

Lexo përditësimet tjera
Botërori 2026

Live: Argjentina 2- 0 Austria