Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Argjentinasit gjejnë “sekretin” e Pickfordit, Messi mbetet i habitur kur ia përkthejnë shënimet

Argjentina

Argjentina siguroi një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës pasi përmbysi me rezultat 2:1 Anglinë në një gjysmëfinale dramatike. Megjithatë, përveç festës në fushë, një detaj i pazakontë pas përfundimit të ndeshjes u bë viral në rrjetet sociale. 

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, futbollistët argjentinas gjetën në fushë shishen e portierit anglez Jordan Pickford, në të cilën ndodheshin shënime të detajuara për mënyrën se si duhej të reagonte në rast të një serie penalltish.

Në shishe ishin të shënuara emrat e lojtarëve kryesorë të Argjentinës, si Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Enzo Fernandez dhe Lionel Messi, ndërsa pranë secilit emër kishte udhëzime specifike për Pickfordin, si: “shtiru sikur do të hidhesh majtas, por hidhu djathtas”, “qëndro në qendër” apo “hidhu djathtas”.

Kamerat kapën momentin kur Nico Gonzalez, Lionel Messi dhe mbrojtësi Marcos Senesi po e shikonin me kureshtje shishen, ndërsa një pjesë e bisedës së tyre u bë virale nga leximi i buzëve. 

“Shikoni çfarë gjeta. Ka shënime për Lautaron, Julianin…”, thotë Nico González.

Edhe Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht Botërori 2026 11 o. më parë Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht

“Po, janë të gjithë lojtarët aty”, iu përgjigj një anëtar i stafit teknik.

Messi, i habitur, pyeti: “Çfarë? Po çfarë nënkuptojnë këto shënime?”

Stafi i kërkoi Marcos Senesit, i cili flet anglisht, t’ua përkthente.

“Aty shkruan se në cilën anë duhet të hidhet portieri”, shpjegon  Senesi.

“Për portierin Pickford?”, pyeti Messi.

Edhe Pse Bellinghami e goditi me shuplak lojtarin e Argjentinës? Këto pamje tregojnë gjithçka Botërori 2026 4 min. më parë Pse Bellinghami e goditi me shuplak lojtarin e Argjentinës? Këto pamje tregojnë gjithçka

“Po. Për ty, Leo, shkruan: ‘Shtiru sikur do të hidhesh majtas, por hidhu djathtas’”, iu përgjigj Senesi.

Messi reagoi me buzëqeshje: “Paska studiuar me shumë kujdes mënyrën se si i gjuaj penalltitë”.

Këto shënime nuk patin rastin të përdoreshin, pasi Argjentina e fitoi ndeshjen brenda 90 minutave me një përmbysje të madhe, duke shmangur ekzekutimin e penalltive.

VIDEO:

Edhe Tifozët anglezë të bindur se goli i fitores i Argjentinës duhej të anulohej Botërori 2026 19 min. më parë Tifozët anglezë të bindur se goli i fitores i Argjentinës duhej të anulohej

 

Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës, e cila zhvillohet të dielën nga ora 21:00.