Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Belgjika kërkon start të furishëm, Egjipti fitoren e parë në Botëror

Belgjika

Belgjika të hënën nga ora 21:00 synon që të tregojë se është favorite e Grupit G, në ndeshjen e parë të kësaj kampanje të Kupës së Botës ndaj Egjiptit.

Kjo ndeshje do të luhet në Seattle, ndërsa përfaqësuesja afrikane është me vetëbesim pasi takimin e fundit mes vete e fitoi. Tani kërkon të paraqitet me plan të përkryer, për ta befasuar njërën prej përfaqësueseve më të mira në Evropë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Belgjika arrin në Amerikën e Veriut si njëra prej favoriteve për të shkuar sa më larg në turne, edhe pse disa prej lojtarëve të gjeneratës së artë nuk janë pjesë e skuadrës.

Belgjika në vitin 2018 përfundoi në vendin e tretë në Kupë të Botës, e që vazhdon të mbetet rezultati më i mirë në histori të këtij shteti.

Përderisa Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku dhe Thibaut Courtois mbesin figurat kryesore, përzgjedhësi Rudi Garcia ka nisur tranzicionin gradual, duke inkuadruar në skuadër Jeremy Dokun, Amadou Onanan dhe Charles De Ketelaeren.

Belgjika pritet të dominojë me posedim, ndërsa Egjipti i kthyer prapa, do të synojë të luajë në kudërsulme me sulmuesit Mohamed Salah dhe Omar Marmoush.

Egjipti do të luajë në Kupë të Botës për herën e katërt, por është ende në kërkim të fitores së parë në turneun final. Në turnetë e kaluar, Egjipti nuk ka fituar në shtatë ndeshje.

“Faraonët” në Kuvajt në miqësoren ndaj Belgjikës, në nëntor të vitit 2022, fituan ndaj belgëve me rezultatin 2:1.

Ndeshja e së hënës po ashtu do ta ribashkojë Salahun dhe Garcian, të cilët punuan së bashku në Romë, para se egjiptiani të kalonte te Liverpooli.

Garcia është i vetëdijshëm për rrezikun që vjen nga ish-futbollisti i tij.

“Ne kemi respekt shumë të madh për të tria përfaqësueset e grupit”, ka thënë Garcia për FIFA-n.

“Për këtë është Kupa e Botës. Ne e njohim Egjiptin mirë, është prej përfaqësueseve më të mira në Afrikë. I di të gjitha për Mo Salahn pasi isha trajner i tij te Roma”.

Salah mbetet lojtari kyç i Egjiptit, ndërsa ai synon që të lërë gjurmë pasi lëndimi ia kishte limituar ndikimin në Kupën e Botës 2018.

Belgjika është përmendur si njëra prej përfaqësueseve që mund të shkaktojë befasi.

“T’i respektojmë kundërshtarët e grupit. T’i mposhtim, të përfundojmë të parët dhe më pas të shohim se sa larg mund të shkojmë”, ka thënë ai.

Belgjika ka kualitet në gjithë fushën dhe pritet ta nis kampanjën me fitore. Egjipti që nuk ka çfarë të humb, synon t’i zërë në befasi belgët me dyshen e shpejtë në sulm.